Albspirit

Media/News/Publishing

Konferenca Ipeshkvnore përjashton përfshirjen apo dijeninë për meshën e Labovës së Kryqit

Në datën 21 tetor në Kishën e Labovës së Kryqit u shfaqën disa priftërinj katoliëk që meshonin para disa besimtarëve. Fotot e aktivitetit u hodhën në rrjetet sociale nga përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ngjarja provokoi reagimin e Kishës Ortdhodhokse Autoqefale të Shqipërisë e cila akuzonte IMK-në.

“Me habi dhe keqardhje pamë në faqen e Institutit të Monumenteve të Kulturës, në Facebook, tri priftërinj katolikë nga Italia, së bashku me një grup turistësh italianë, të kryenin “meshën e parë” në Kishën Orthodhokse të Labovës së Kryqit, një monument i famshëm bizantin.

Në këtë ngjarje ishte e pranishme drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani dhe persona të tjerë, ndërkohë që ende vazhdojnë të kryhen punime plotësuese për restaurimin e këtij monumenti. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nuk pati asnjë dijeni rreth kësaj ngjarjeje. Protestojmë për këtë shkelje të re të Ligjit 10057 dt. 22.1.2009, neni 23, paragrafi 2: “Shteti mund të marrë në përdorim një objekt të kultit vetëm për nevoja e interesa madhore dhe vetëm pasi të ketë marrë paraprakisht pëlqimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë””, thuhej ndër të tjera në reagim.

http://www.respublica.al/2017/10/23/p%C3%ABrplasje-mes-kish%C3%ABs-orthodhokse-dhe-shtetit-p%C3%ABr-mesh%C3%ABn-katolike-ne-labov%C3%AB

Një ditë më pas IMK reagoi duke bërë Pilatin dhe duke hequr përgjegjësinë nga një ngjarje që prek jo pak nerva.

“Më datë 19 tetor2017, nga ana e IMK u organizua një inspektim i punimeve restauruese në kishën e Labovës së Kryqit, me praninë e drejtores së këtij instituti dhe ekspertëve restauratorë për të kryer një konsultë mbi problematikën konstruktive të monumentit. Gjatë këtij inspektimi, në oborrin e kishës u vu re se po zhvillohej një meshë lutjesh lehtësimi për një grup personash me probleme të ndryshme shëndetësore dhe turistësh italianë. Vizita e turistëve dhe inspektimi i inxhinierëve kanë qenë krejt pa lidhje me njeri-tjetrin dhe thjesht një rastësi e çastit. Shprehim keqardhjen për këtë keqkuptim të panevojshëm ndonëse institucionet shtetërore nuk kishin dijeni për të” thuhej në deklaratë,

http://www.respublica.al/2017/10/22/p%C3%ABrplasja-me-kish%C3%ABn-ministria-e-quan-keqkuptim

Po kush e organizoi meshën katolike në një kishë që është domen i KOASH, apo i besimit orthodhoks? ResPublica iu drejtua Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë nëse ishte ajo që kishte dhënë leje, kishte autorizuar apo dhënë dakordësi për meshimin në Kishën e Labovës së Kryqit. Në përgjigjen e vet të shkurtër, KI, përmes sekretarit të Përgjithshëm, imzot Goerge Frendo, shprehet se: “Konferenca Ipeshkvnore nuk ishte në dijeni për këtë ngjarje. Më mirë të pyesni kush ua ka hapur kompleksin. Po të na kishin pyetur, sigurisht do të ishim përgjigjur se nuk jemi kompetent për t’u dhënë leje të kremtojnë meshë atje”.

 

Please follow and like us: