Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Kam filluar të të dua

Kam filluar
të të dua
Përskuqur
fillim vjeshte
trupit tim…
Kështu
përhumbur
do këputem
lehtë, lehtë,
flet gjethe,
pikëllim…

Edhe e gjithë bota
të bëhet hi
Trupi yt,
trupi im
do zgjohen përsëri
për t’u djegur
zjarrit të ri!

(Mimoza Bici, poezi nga cikli i poezive “Lulenata”, tetor 2017)

Please follow and like us: