Albspirit

Media/News/Publishing

Nuk janë vetëm byzylykët, Prokurori Hajdarmataj: Dhuratat nuk u thanë të gjitha këtu

Prokurori Hajdarmataj paralajmëroi se byzykykët nuk janë dhurata e vetme që Tahiri ka marrë nga ana e Habiljave. Ai u shpreh se ka të tjera të dhëna që nuk janë bërë publike në media.

FJALA E PROKURORIT HAJDARMATAJ

Do preferoja të mos ishim pjesë e këtij diskutimi që u bë pak më parë thjesht për të bërë dallimin e sjelljes etike në këtë sallë. Dje me dyer të mbyllura ne kemi paraqitur të gjithë provat ku implikohet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, sot e gjithë pjesa mbrojtëse dhe e fjalës së personit nën hetim Saimir Tahiri ishte që ta përfshinte në diskutim politik edhe prokurorinë. Këtu flitet për llum politik, mediatik, ne kemi një sjellje shumë etike, kemi përcjellë me sjellje etike morale. Sa për të hyrë te provat, ne kemi biseda të dy njerëzve në sjellje normale me njëri-tjetrin, pa asnjë lloj ndikimi, në automjetin e tyre që implikojnë në mënyrë të vazhdueshme ish-ministrin e Brendshëm, duke i përmendur momente që ata duhet t’i blejnë dhurata, që nuk dolëntë gjitha këtu. Pastaj si ndodhka kështu, prandaj ne kemi kërkuar të arrihet një bindje e brendshme duke lexuar këto akte. Pikërisht gjatë kësaj kohe nuk flitet për asnjë deputet tjetër, as për të Tiranës, gjatë gjithë kësaj kohe ish-ministri i brendshëm qarkullon me të njëjtin automjet që qarkullojnë edhe personat nën hetim. Kemi ardhur këtu pa asnjë lloj ndikimi dhe unë ndjehem shumë i qetë për këtë.

Please follow and like us: