Albspirit

Media/News/Publishing

Pëllumb Kulla: Aty ku absurdi është bërë mal

Më ndjeni, por unë nuk kam asnjë faj politik që pëlqeva dhe jam emocionuar thellë nga një fjalim aq parimor, aq shoqëror aq logjik, si ai që dëgjova sot të shqiptuar nga kryeministri Edi Rama.

E nuk prek asnjërin unë, rrezikziu, nëse them që nuk prisja të dëgjoja fjalimin më të bukur e më prekës, në këto dekada plot zhurmërima të tranzicionit, e paqenë nevoja të shtoj e ca dekada të tjera matanë tejkohës.

Le të më vërsulen po deshën të gjithë ata që krejt në kundërshtim me mua janë nxirë në fytyrë, kur assesi nuk e deshin atë fjalë që shkëlqeu nga bukuria e frazës, nga besnikëria ndaj besimit tek bashkëpunëtori i tij më i sulmuar, nga qartësia dhe kripa e shprehurisë ironike.

Në një vënd ku paralamenti i ikën sallës dhe vazhdon në të tërë mëngjeset nga koha për t’u zgjuar me tërë argumentat dhe kundërargumentat që sjellin gazetat dhe studiot televizive mëndja më shkon me kënaqësi të madhe tek një nga tregimet e mi të dikurshëm, kritikuar si pjellë e fantazisë.

Në të një kryetar i Degës së Punëve të Brendeshme i lodhur nga arrestimet e panumurta, për akuza, kërkonte ndihmën e të arrestuarit e pyetjes së fatziut se përse e patën arrestuar ai i përgjigjej me kërkesën e e tij: “Ja, na e thuaj vetë! Nuk ka mundësi që ti të mos e dish se cfarë faji ke bërë!”

Do të shtyhem edhe të vazhdoj më tej, pa m’u dridhur dora në një tregim tjetër, mbi fajësinë e një personazhi të ri, i nënshtruar një procesi të gjatë, thuajse shekullor, pa prozhektorë dhe pa dëgjues. Ai i shkreti konsiderohet pa lëkundje, me “dyshime të arsyeshme”, se është fajtor. Atij i kërkohet një lodhje titanike që të marrë vërtetim pas vërtetimi nga tërë bankat e botës, në të pesë kontinentet, ku të dëshmohet se ai nuk i ka grabitur ato, si edhe dëshmi nga tërë femrat e rruzullit, ku të thuhet dhe të rezultojë se ai nuk ka përdhunuar asnjërën prej tyre!

O Zot na ndihmo, se absurdi është bërë mal! Dhe një fjalim i mrekullueshëm, si ky i Ramës është pak, shumë pak!

Please follow and like us: