Albspirit

Media/News/Publishing

Rezultatet e zgjedhjeve vendore në Kosovë

Në të gjithë territorin e Kosovës janë mbyllur të gjitha vendvotimet.Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se dalja e votuesve në zgjedhje është 812 mijë e 157 votues apo 43.82 përqind të votuesve duke mos i përfshirë natyrisht edhe votat me kusht, të cilat do të numërohen në fund. Në linkun e  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  mund t`i shihni rezultatat për të gjitha Komunat e Kosovës të cilat po publikohen kohë pas kohe.

https://results.kqz-ks.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=1&IsPS=0&Turnout=2&LangID=2

AAK prin në Gjakovë

Nga 25.00 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja në Gjakovë, prin kandidati për kryetar të komunës nga radhët e AAK-së Ardian Gjini me 40.63 për qind, pasuar nga Mimoza Kusari nga Alternativa 30.71 për qind, Driton Çaushi i Lëvizjes Vetëvendosje me 13.45, Ramadan Hoti PDK 7.37 për qind. Bekim Ermeni LDK ka 3.46, Fazli Hoxha i Nisma për Kosovën 3.13 për qind, Edmond Dushi AKR 1.25 për qind.

Pejë: Nga 17.42 % të votave të numëruara prin Gazmend Muhaxheri

Nga 17.42 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja në Pejë, prin kandidati për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së Gazmend Muhaxheri me 49.41 për qind, pasuar nga Fatmir Gashi i AAK-së 31.17 për qind, Sabiha Shala e PDK-së me 10.59, Bashkim Nurboja Lëvizja Vetëvendosje me 6.63 për qind. Kandidatët tjerë kanë më pak se një për qind të votave./KosovaPress/

Prizren: Nga 15.07 % të votave të numëruara prin Shaqir Totaj i PDK-së

Nga 15.07 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja në Prizren, prin kandidati për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj me 34 për qind, pasuar nga Hatim Baxhaku i LDK-së 18.39 për qind, Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje 16.03, Emilia Rexhepi i Nova Demokratska Stranka 10.19 për qind, Lulzim Kabashi i AAK-së me 10.05 për qind. Zafir Berisha i Nismës për Kosovën ka 6.10 për qind, Sencar Karamuço KDTP ka 3.72 për qind, derisa kandidatët tjerë kanë më pak se një për qind të votave.

Nga rreth 5 për qind të votave të numëruara në Prishtinë prin Shpend Ahmeti

Nga 4.66 për qind të votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, në Prishtinë prin kandidati për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti me 41.66 për qind, pasuar nga Arban Abrashi i LDK-së 35.43 për qind, Lirak Çelaj i PDK-së është i treti me 8.05 për qind, Selim Pacolli i AKR-së 7.99, Arbër Vllahiu i AAK-së me 3.40 për qind. Kandidatët tjerë kanë më pak se një për qind./KosovaPress/

Please follow and like us: