Albspirit

Media/News/Publishing

Deklaratë e ashpër e Prokurorisë kundër Ramës

rokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama, duke thënë se me vlerësimin që i bëri provave ai mori rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj.

Më tej në deklaratë thuhet se deklaratat politike nuk e kanë intimiduar dhe nuk mund ta intimidojnë aktivitetin e saj hetimor dhe Prokuroria për Krime të Rënda e kishte të qartë  që në fillimet e këtij hetimi se  do të përballej me goditje frontale politike, për shkak se person nën hetim është ish-ministri i Brendshëm dhe aktualisht deputet i Parlamentit të Shqipërisë.

Prokuroria i kujton kreut të qeverisë rastet e Kroacisë dhe Rumanisë që çuan më pas në arrestimin e zyrtarëve të lartë. “Në Kroaci, hetimet e të cilëve, të nisura për një orë dore, përfunduan me arrestimin e, më tej, me dënimin e ish-kryeministrit të atij vendi. Gjithashtu, përvoja të ngjashme të suksesshme ka pasur edhe në vende, si Rumania”

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vlerësimin e prokurorëve të çështjes, ekzistojnë kushtet dhe rrethanat ligjore, për të cilat është e nevojshme të merren masat që parashikon Kodi i Procedurës Penale për rastet e veprave të rënda, si ato të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë….”.

“Nëse hetimet e Prokurorisë do të shoqërohen me ndërhyrje flagrante të politikës, atëherë qëllimi i Reformës në Drejtësi për luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në nivele të larta, do të jetë një sfidë e cila nuk do të përballohet me sukses”-mbyllet deklarata.

Please follow and like us: