Albspirit

Media/News/Publishing

Çështja “Tahiri”/Zyrtari i lartë amerikan: Askush s’mund të gëzojë imunitet nga ligji

Në një vizitë zyrtare në Prishtinë, Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit ka shfrytëzuar rastin për të folur edhe për çështjen “Tahiri”. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hoyt Brian Yee është shprehur: Sinqerisht, nuk mund të flas dot mbi rastet individuale, por gjithsesi besojmë në disa parime. I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të 0gëzojë imunitet nga ligji. Sakaq i pyetur për rolin e prokurorisë në këtë çështje Zv. Sekretari Amerikan i Shtetit ka shtuar: Ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
Please follow and like us: