Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetarja e akuzoi se kishte fotografuar dokumentin sekret, Ҫuҫi: Po shpik fakte

Deputeti socialist, njëherësh anëtar i Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, Bledi Çuçi ka reaguar pas deklaratës së gazetares së kronikës Klodiana Lala mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Opinion”, se ai është emri që dyshohet se ka nxjerrë dëshmitarin në Komisionin e Mandateve për çështjen Tahiri. Në një mesazh të dërguar Blendi Fevziut, Ҫuҫi shkruan ““Blendi, të lutem thuaj gazetares të mos shpikë fakte që nuk janë. Unë nuk kam ndërmend të fotografojë dokumente për të mbajtur mend emrin e dëshmitares”.

Please follow and like us: