Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata jep 11 vite burg për Ismailajn, i sekuestron edhe 4 milionë dollarë

Njëmbëdhjetë vite burg ka dhënë Gjykata e Tiranës për Kastriot Ismailajn, ish-administrator i kompanisë DIA. Ismailaj akuzohet për veprat penale të pastrimit të parave dhe falsifikim dokumentesh. Prokuroria kishte kërkuar 15 vite burg për të, por gjykata vendosi 11 vite heqje lirie, dhe konfiskim të 4 milionë dollarëve. Vepra penale për të cilën akuzohet Ismailaj është ajo e marrëveshjes me kompanisë CEZ-DIA për borxhet e energjisë elektrike. Sipas organit të akuzës, Ismailaj i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 4 milionë euro. Kujtojmë se në tetor të 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi penalisht ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe Avokatin e Shtetit, Alma Hicka. KLSH arriti në përfundimin se shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm financiar prej 479 milionë eurosh nga marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve e arritur nga qeveria dhe grupi çek CEZ, i cili ishte pronar i 76 për qind të aksioneve të operatorit të sistemit të shpërndarjes.

Please follow and like us: