Albspirit

Media/News/Publishing

Ku do e shohim Luana Vjollcën duke nisur nga kjo e shtunë?

Nga kjo e shtunë, në ekranin e “Top Channel” do të nisë formati më i ri “Kush Luan” që do të drejtohet nga Luana Vjollca.

Programi do të ketë në fokus argëtimin, duke sjellë në ekran lojërat mes dy skuadrave me konkurrentë VIP, që do të drejtohen gjithashtu nga dy personazhe të famshëm.

Fati e do që Edi Manushi, drejtuesi i “Procesit Sportiv” të mos i ndahet familjes Vjollca. Pas përvojës si drejtues për thuajse një dekadë krah Marinës në të hënat e sportit, tashmë krah tij do të qëndrojë Luana me show-n e saj çdo të shtunë sipas Who.

Pritet që formati të sjellë një tjetër dimension të personazheve të famshëm, duke i bërë ata protagonistë të lojërave shumë të famshme, që më shumë sesa njohuritë vënë në test aftësinë për t’u përgjigjur i pari dhe saktë.

Autorësia e “Kush Luan” i është besuar moderatorit të njohur radioteleviziv, Blendi Salaj.

Please follow and like us: