Albspirit

Media/News/Publishing

Kontroll e jo shaka: Prokuroria vështron banesën, Tahiri tymos puro

Oficerët e policisë gjyqësore kanë zbarkuar në banesën e Saimir Tahirit ditën e sotme për të kryer kontroll për të gjetur prova për dosjen ‘Habilaj’ ku akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës, edhe ish-ministri i Brendshëm. Oficerët kanë mbërritur në banesën e deputetit në orën 14:05, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë ka shkuar në banesë dhe Tahiri, sapo është lajmëruar nga oficerët. Teksa oficerët kryejnë kontrollin, Saimir Tahirit ka qëndruar në ballkonin e banesës së tij duke pirë puro. I pranishëm në banesë gjatë kontrollit nga oficerët e policisë gjyqësore ka qenë edhe avokati i Tahirit, Maks Haxhia.

Please follow and like us: