Albspirit

Media/News/Publishing

Spartak Ngjela: Filloi Procesi i Vetingut

 

Është kohë e një rëndësie historike.
Heronjtë janë të lodhur.
E menduan kohën lineare, dhe politikën si interes të tyre personal.
Krijuan para dhe prona me fondet e shtetit, duke u tallur me shqiptarët.
Tani mendojnë të bllokojnë procesin.
Bllokimi është pamundësi absolute.
Do kalojnë në kontroll pasuror të kualifikuar:
Presidentë;
Kryeministra;
Ministra
Kryegjyqtarë;
Gjyqtarë;
Kyeprokurrorë;
Prokurorë;
Që të gjithë nën një mbikqyrje të ekspertizës ndërkombëtarë.
Të shohim sa do t’iu lënë.
Gjithsesi, pas kësaj fillon funksionimi i ligjit dhe i normalitetit në qeverisje.
Shqiptarët po hyjnë në epokën e humbur që me largimin e Pric Vidit nga Shqipëria.

Please follow and like us: