Albspirit

Media/News/Publishing

WhatsApp, mundësi për të fshirë mesazhet

WhatsApp më në fund është duke u kujdesur rreth mesazheve të cilat të gjithë ne i dërgojmë dhe që më pas i biem pishman pse i kemi dërguar – përmes veçorisë “unsend”. Veçoria ka qenë në testim që disa kohë, me lajmet se versioni beta i saj është tashmë funksional që disa muaj. Kjo veçori ju lejon që t’i fshini mesazhet, për të cilat jeni pishman që i keni dërguar edhe pasi keni prekur “send”, transmeton Gazeta Express. Sapo të jetë në dispozicion për ju kjo veçori, ju do të jeni në gjendje që t’i bëni “unsend” (t’i zhdërgoni) mesazhet e dërguara – që i bie se do të zhduken komplet nga chati. Mesazhet më pas do të fshihen nga chati, që do të thotë se as ju dhe as ai të cilit ia keni dërguar mesazhin nuk do ta sheh atë. Por, kjo veçori ju jep disa minuta kohë për ta bërë këtë veprim – shtatë minuta, dhe pastaj pas këtyre minutave ju mund t’i zhdërgoni mesazhet.
Please follow and like us: