Albspirit

Media/News/Publishing

Leonora Elshani nga Drenasi merr pjesë në ekspozitën kolektive ‘KUNST IM TAL’ në Zyrih të Zvicrës

Leonora Elshani nga Drenasi merr pjesë në ekspozitën kolektive ‘KUNST IM TAL” në Zyrih të Zvicrës. E lindur në Drenas, shkollën e mesme e kreu në Drenas, drejtimi Gjimnaz Matematiko-Natyror. Fakultetin e Arteve dega Dizajn Grafik e përfundoi në Universitetin e Prishtinës.

Që nga fëmijëria Leonora kishte treguar talent për artin në përgjithësi dhe po ashtu edhe për Fotografinë. Punimet e saj ishin çdoherë të përzgjedhura nga profesorët e Artit.

Pas përfundimit të studimeve universitetare ajo vazhdoi ta ushtrojë profesionin e saj si dizajnere në Prishtinë, mandej u largua nga Kosova që të vazhdojë jetën dhe veprimtarit e saj në Zvicër, ku edhe atje arriti sukseset si dizajnere dhe fotografe.

Leonora në çdo hap është e shoqëruar nga aparti, viziton vende të ndryshme dhe i pëlqen që të shkrep dhe të fiksojë foto të natyrës, portrete, personazhe, etj.

Në këtë ekspozitë ajo pati rastin që të marrë pjesë me tetë fotografi ku të gjitha ishin shumë të mirëpritura dhe të pëlqyera nga të gjithë e po ashtu edhe nga  artistët e vendeve të ndryshme.

Ekspozita do të jetë e hapur për dy ditë dhe për këtë ajo ndjehet shumë e lumtur. “Ky është vetëm fillimi, thotë ajo, me shumë vullnet dhe dëshirë unë do i vazhdoj angazhimet e mia edhe më tutje”.

Leonorën së shpejti do ta shohim edhe në ekspozitën e saj personale.

Please follow and like us: