Albspirit

Media/News/Publishing

Thirrja e gazetarëve për ta bojkotuar, Rama: Nuk më bojkotojnë dot

Kryeministri i vendit Edi Rama, i ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, ka folur në lidhje me sulmin ndaj gazetarëve dhe kërkesës së shumë prej gazatarëve të njohur për ta bojkotuar atë.

Sipas Ramës, ata nuk mund ta bojkotojnë apo të bëjnë grevë urie, pasi ushqimi për ta është vetë ai.

“Nuk më bojkotojnë se unë jam ushqimi… Do lënë ushqimin? Do rrinë pa ngrënë?”, – u shpreh Rama.

Atë ditë kishte dalë enkas për të bërë atë prononcim, për gazerët dhe mbi gazetarët, e mesazhi nuk ishte vetëm për ata, por edhe për shefat e tare dhe më gjerë.

“Dola për ata dhe u thashë një mesazh atyre, atyre që janë pas tyre dhe atyre mbi ta”, – u shpreh Rama.

Please follow and like us: