Albspirit

Media/News/Publishing

Hapet konkursi për 24 drejtues të burgjeve

Dy ditë pasi ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni bëri të ditur shkarkimin e 24 drejtuesve të burgjeve, kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook garën e nisur për vende vakante.

 “Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurrimin e hapur për vendet vakante të Drejtuesve në 24 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 12 Nëntor dhe për t’u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit në këtë proces të radhës transparent të konkurrimit publik, të bazuar në parimin e meritokracisë”, shkruan kryeministri në Facebook.
Please follow and like us: