Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedoni, Rama uron partitë shqiptare për fitoren

Kryeministri Edi Rama ka uruar partitë shqiptare për fitoren në Maqedoni ku bëri edhe thirrje për më tepër bashkëpunim. Partia Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni shpalli fitoren në komunat kryesore të banuara nga shqiptarët pas balotazhit të zhvilluar këtë të dielë. “Urime partive shqiptare për zgjedhjet vendore në Maqedoni e sa më shumë punë e bashkëpunim për të mirën e vendit e tē njerëzve pa dallim”, shkruan ai në Facebook.

Please follow and like us: