Albspirit

Media/News/Publishing

Hetim ish-këshilltarit të sigurisë së Trump, planifikoi rrëmbimin e Gulenit për 15 mln dollarë

Ish-këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Michael Flynn është akuzuar bashkë me të birin, se do të merrnin 15 milionë dollarë për kapjen e klerikut mysliman Fethullah Gulen dhe dërgimin e tij në Turqi.

“Wall Street Journal” njoftoi të premten se avokati special Robert Mueller është duke hetuar një komplot të dyshuar të Michael Flynn.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e shihte klerikun Fethullah Gulen si një armik të shtetit dhe i kishte shtyrë Shtetet e Bashkuara të ekstradonin atë.

Gazeta raportoi se agjentët e FBI-së kanë kërkuar nga të paktën katër persona rreth një takimi në mes të dhjetorit të shkuar midis Flynn dhe një përfaqësuesi nga qeveria turke, ku kanë diskutuar për vënien e Gylenit në një avion privat dhe duke e çuar atë në ishullin turk të burgut Imralias.

NBC News pastaj njoftoi se hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu akuzat për diskutimet në të njëjtin takim, Flynn u pagua për ofertën e Turqisë, ndërsa shërbente si këshilltar i sigurisë kombëtare të Presidentit Trump.

Takimi u mbajt në Klubin ’21’ të qytetit të Nju Jorkut, vetëm disa blloqe nga Trump Tower, ku Flynn po punonte në atë kohë si pjesë e ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur.

NBC News raportoi se Mueller po shqyrton gjithashtu nëse Flynn dhe turqit  diskutuan në takimin e dhjetorit se si të lirohej tregtari arit turk-iranian, Reza Zarrab, i cili po përballet me akuza federale për të ndihmuar iranianët për t’iu shmangur sanksioneve të SHBA.

NBC gjithashtu vuri në dukje shifrën prej 15 milionë dollarësh, ndonëse sugjeroi që do t’i paguhej Flynn në qoftë se ai mund të arrinte të lirohej Zarrab dhe Gulen të burgosej në Turqi.

Takimi i dhjetorit ishte një bisedë pasuese për një diskutim që ndodhi në shtator midis Flynn-it, dhëndrit të Erdoganit dhe ministrit të jashtëm të Turqisë, një takim ku mori pjesë ish-drejtori i CIA-s James Woolsey.

Woolsey i tha gazetës në mars se ai mbërriti në takim pasi pjesëmarrësit diskutuan se si të merrnin Gulen pa kaluar procesin formal të ekstradimit.

Zyrtarët turq biseduan për largimin me forcë të Gylenit nga Shtetet e Bashkuara, i cili jeton në Pensilvani. Qeveria e Erdoganit ka fajësuar Gulen për grusht shtetin e dështuar të 20 korrikut 2016, megjithëse ka shumë dritë-hije rreth këtij komploti.

Please follow and like us: