Albspirit

Media/News/Publishing

Marjana Kondi: Diktatura vazhdon të jetojë e fshehur nën petkun e servilëve

 

E çuditshme dhe fat për mua që të luaj në një Teatër që mban emrin e Kujtim Spahivoglit, Teatri eksperimental, Mjeshtri Kujtim Spahivogli një nga viktimat e arta të artit shqiptar në diktaturë. Jam shumë emocionuar e privilegjuar për këtë fakt se do interpretoj diktaturën pikërisht në një teatër që mban emrin e një personaliteti që diktatura e Thërmoi…Diktatura vazhdon të jetojë e fshehur nën petkun e servilëve. Diktatura e ditëve moderne nuk është asgjë më pak se diktatura klasike që i trodhi artistët me kërbaç, diktatura e sotme i tret artistët me para dhe pushtet. Midis këtyre dhe atyre ka gjithmonë një fije mbi të cilën duhet të shkelin artistët për të mbijetuar. Diktatura sjell servilizmin, servilizmi depersonalizon njeriun, kaq e lehtë është për ta shkatërruar.

Fotografia e Marjana Kondi

Please follow and like us: