Albspirit

Media/News/Publishing

Polici i Velipojës i dënuar për trafik droge në Romë

Lidhur me operacionin e policisë në Velipojë, ku u sekuestruan 1 ton drogë ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili shprehet se efektivi Prel (Enriko) Zyla, që u arrestua është dënuar më parë për trafik droge në Romë. Sipas Bashës, ky efektiv policie gëzon mbrojtjen e Habilajve dhe Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Regimi i Lulzim Bashës:

RAMA-TAHIRI-XHAFA E KANË MBUSHUR POLICINË ME TRAFIKANTË DROGE

Burime të sigurta informojnë se:

“Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë çështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT”.

Please follow and like us: