Albspirit

Media/News/Publishing

Eliot Engel, në vizitë disaditëshe në Kosovë

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, po qëndron për vizitë disa ditëshe në Kosovë.

Ai pritet të zhvillojë takime më udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se ka pritur të shtunën në aeroportin e Prishtinës, kongresistin amerikan, Eliot Engel.

“Së bashku me zëvendësambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland, i urova mirëseardhje në Prishtinë mikut të madh të Kosovës, Eliot Engel. Engel është prej njerëzve që ka besuar fuqishëm në pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës dhe e ka mbështetur konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë. Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës që kjo përkrahje e tij vazhdon të jetë e madhe”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Please follow and like us: