Albspirit

Media/News/Publishing

Respublica: Akademia e Shkencave merret “e pandehur” dhe shpallet kufomë

Kryeministri Edi Rama ka qenë djet në Akademinë e Shkencave ku ka zhvilluar një takim me akademikët pas paralajmërimit për ndërprerje të financimit. Fjala e Edi Ramës i ngjante toneve nihilizuese që përdori në takimet me drejtorët e spitaleve dhe hipotekave. Etiketat nuk kanë munguar në këtë takim, ndonëse e drejta e fjalës iu është dhënë më pas edhe akademikëve. Nga ana e tyre këta të fundit kanë pranuar nevojën e reformimit, por nën një presion dhe në kushte dorëzimi të plotë para një qeverie që jo vetëm nuk e do këtë Akademi, por duket se edhe nuk e honeps ekzistencën e saj. Të paktën në këtë formë. Më poshtë diskutimi që meriton për t’u ndjekur pasi është i veçantë në llojin e vet:

Please follow and like us: