Albspirit

Media/News/Publishing

Të dashura ‘me qera’ për 280 euro…

 

Japonia është e njohur për shërbimet e shumta që u ofron meshkujve të vetmuar, të cilët e kanë mundësinë që të “marrin me qira” një femër për forma të ndryshme të argëtimit. Këtu nuk është fjala për prostitucionin, sepse shërbimi ‘Moe Date’ ofron vajza që do të aktrojnë gjithë ditën se janë në lidhje romantike me meshkujt, ndërsa shërbimi ‘Soine-ya’ ofron vajza, të cilat do t’ju përkëdhelin derisa shikoni ndonjë film. Tani, shërbime të ngjashme u ofrohen edhe femrave. ‘Soine-ya Prime’ femrave të vetmuara u ofron meshkuj të rinj të cilët vetëm do të flenë bashkë me to në krevat, pa kontakt intim. Ky shërbim u ofron meshkuj për gjithçka femrave të vetmuara, përveç seksit – duke filluar nga fjetja në krevatin e njëjtë, përkëdhelja, darkat romantike, pastrimi i shtëpisë dhe përgatitja e ushqimit në shtëpinë e tyre. Të punësuarit e kanë të ndaluar që t’i prekin klientet në vendet e papërshtatshme, e kanë të ndaluar që të bëjnë dush të përbashkët, të puthen, të fotografohen ose të kontaktojnë në mënyrë private. Çmimi fillestar për shërbim shtatorësh kushton 280 euro, ndërsa shërbimi maksimal prej 12 orësh, kushton 450 euro.

Please follow and like us: