Albspirit

Media/News/Publishing

Ulërimat e 82-vjeçares e shpëtojnë nga përdhunimi i ukrainasit

 

Një punëtor ukrainas 45-vjeçar është arrestuar nga karabinierët italianë pasi ka tentuar të përdhunojë një grua 82-vjeçare. Mikola Nikolaychuk, me pretekstin për një intervistë pune, është futur në shtëpinë e pensionistes duke u përpjekur të kryente me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Ulërimat e të moshuarës kanë bërë që fqinjët të lajmërojnë menjëherë policinë. Karabinierët kanë arritur ta ndalojnë ukrainasin pas një arratie të shkurtër.

Please follow and like us: