Dy gra janë arrestuar në shtetin e Iranit pas publikimit të një videoje, ku këto të fundit duken duke ngarë një motor në mes të qytetit. Zyrtarët e lartë të vendit e kanë konsideruar këtë një akt të turpshëm që del kundër normave morale të shtetit. Në video duken gjithashtu edhe një grup meshkujsh të cilët i ndjekin ato nga pas duke u fishkëllyer. Shoqata e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Iran e ka kritikuar ashpër arrestimin e dy grave që sipas tyre nuk kanë bërë asgjë të turpshme, madje sipas saj ato duhet të trajtohen si viktima të ngacmimit. Sipas raportit të fundit të Organizatës  Botërore së të Drejtave të Njeriut, gratë iraniane përballen me diskriminim në pothuajse të gjitha aspektet e jetës, duke përfshirë martesën, divorcin, trashëgiminë, kujdestarinë e fëmijëve dhe lirinë e lëvizjes.