Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-deputeti i dërgon të dashurës foton e gabuar

Ish-deputeti britanik ndoshta mund të ketë bërë gabimin më të madh të jetës. Lembit Opik i dërgoi aksidentalisht të dashurës së tij foto me një femër tjetër. Ai dhe 45-vjeçarja Alex Best i kanë mohuar akuzat duke thënë se ishin thjesht “miq të mirë”. Por e dashura e tij Sabina Vankova, ka publikuar fotot që ai ia kishte dërguar aksidentalisht, ku ai shfaqej në momente intime me Alex, ndërsa ajo kishte veshur rroba banjoje. “Nuk mund ta besoja atë kur pashë fotografitë. Ai gjithmonë ka pohuar se janë vetëm miq, por unë kam pasur dyshimet e mia. Kjo foto tregon se marrëdhënia e tyre nuk është vetëm miqësi. Mua m’u thye zemra. Nuk e dashuroj më dhe nuk dua të jem me të”, u shpreh Sabina.

Please follow and like us: