Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria i konfiskon Martin Shkrelit 7.4 milionë USD

Martin Shkreli, drejtuesi farmaceutik që u bë i famshëm në mbarë botën si “shqiptari më i urryer”, duket se është në telashe të mëdha,  pasi prokurorët amerikanë do të konfiskojnë 7,4 milionë dollarë nga pasuria e tij. Sikur të mos mjaftonte fakti që u dënua nga gjykata për mashtrim, tanimë SHBA-ja ka kërkuar të konfiskojnë edhe pasuritë e tjera të Shkrelit. Ai madje mund të detyrohet të dorëzojë kopjen e vetme ekzistuese të albumit “Wu-Tang Clan” tek autoritetet federale si edhe një makinë të Luftës së Dytë Botërore. Sipas “Gizmodo”, blerja e albumit më të kërkuar në botë nga Shkreli ka shkaktuar mosmarrëveshje midis fansave të muzikës, veçanërisht pasi ai është tallur me ekstraktet e shkurtra të albumit të hedhur në YouTube nga apartamenti i tij Manhattan.

Mediat amerikane: Jeta e tij ka “marrë tatpjetën

Jeta e Shkrelit ka ndryshuar në mënyrë dramatike muajt e fundit pasi është detyruar të përballet me pasojat e veprimeve të tij. Më parë ai ishte drejtor i firmës bioteknologjike ‘Retrophin’ si edhe të firmës ‘Turing Pharmaceuticals me një vlerë neto prej rreth 70 milionë dollarësh. Por aktualisht Shkreli po mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan, në Bruklin, ku do të qëndrojë deri më 16 janar të 2018-ës, në pritje të dënimit nga gjykata.

Please follow and like us: