Albspirit

Media/News/Publishing

Ardit Gjebrea, debat i ashpër me Kastro Zison

Drejtuesi i Këngës magjike, Ardit Gjebrea ka debatuar me këngëtarin e njohur Kastro Ziso në lidhje me vlerësimin që mori në natën e fundit të festivalit.

Këngëtari Kastro Zizo shpërtheu ndaj kolegëve të tij të cilët nuk i dhanë pikë në ‘Kënga Magjike’.

Përmes një statusi në Facebook, Kastro nuk nguroi t’i quajë ata si ‘puçrra me qelb që duhen shtypur’. Ziso zuri vendin e katër në festival ndërkohë që ishte afër me pikë me dy prej vendeve fituese. Kjo çështje është trajtuar dhe në programin e “E diela shqiptare”, ku Ardit Gjebra ka replikuar me këngëtarin.

“Më mirë më jep 0 pikë sesa 1 pikë”, u shpreh Kastro ndërsa Ardit Gjebrea nxori listën e pikëve që ka dhënë Kastro dhe i tha të drejtojë gishtin nga vetja pasi edhe ai i ka dhënë shumë pak pikë për Klint Çollakun.

Në këtë moment ndërhyri Klinti i cili tha se e dinte që Kastro nuk do e vlerësonte me shumë pikë edhe pse i kishte thënë që kënga ishte e bukur.

Please follow and like us: