Albspirit

Media/News/Publishing

Arta Marku, kandidatura e tretë për kryeprokurore

 

41-vjeçe nga Puka, prokurore në rrethin e Shkodrës është një nga emrat e përfolur si kandidate për kryeprokuror të përkohshëm. Marku ka mbarur në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001 dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zv/prokurore e këtij rrethi. Burimet thanë se 41-vjeçarja është propozim i kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Gjithashtu, Marku garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Mësohet se bashkëshorti i saj punon si Oficer i Policisë Gjyqësore (OPGJ) për qarkun Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Vetë Marku përgjatë karrierës së saj 15-vjeçare në Prokurorinë e Shkodrës, nuk ka hetuar asnjë dosje të rëndësishme. Deri më tani janë përfolur si kandidatë edhe prokurorët Ferdinand Elezi dhe Xhemal Saliaj. Mazhoranca ka bërë të ditur se gara është e hapur deri të martën në orën 18:00.

Please follow and like us: