Albspirit

Media/News/Publishing

Edhe akujt mund të shkrihen në Dhjetor…!

Albina Deda

Plot 27 vjet me pare si ortek qe zbret nga bjeshka,Tirana e kuqe dhe e ngrire perjetoi ate që ky komb do ta kujtoje ne histori:
Tronditjen e me pas shembjen e rregjimit me te zi pas Hitlerit ne kontinent.
Ndergjegja jone deri atehere e perçudnuar kerkonte nje drite ne bunkerin ku ishte syrgjynosur.
E per driten nuk duheshin vetem lutje por prijes dhe guxim.
E prijesit si prej Zotit ishin krijuar dhe si lisa Alpesh zbriten shesheve te ngrire te Tiranes ne dhjetor per tu ndezur prush e per te shkrire akujt e diktatures.
Kurajo deri ne vetmohim e Azem Hajdarit dhe gjenialitati intelektualo-atdhetar i dr.Berishes bene te mundur te paimagjinueshmen e cila ishte fashitur dhe nga endrrat e fshehta te Atdheut.
Prej atehere ka kaluar shume kohe per njerezine por jo dhe aq per historine.
Se historia i mat gjerat me shekuj.
Dhe shekujt do flasin gjithmone per trimerine qe mposhti tiranine.
Si une dhe qindra studente te atij dhjetori i qasemi perdite me nostalgji dhe krenari atyre diteve te pashoqe…!
Por dhe reflektojme thelle ne ate qe erdhi pas tyre.
Nje reflektim jo pa dhimbje tek sheh sot te kapardisur ne piramiden e pushtetit keta pinjolle te shperfytyruar biologjike te zemres se diktatures.
Ndaj te rrok trishtimi por dhe te kthehet pernjere guximi.
Si atehere kur me frymen e shpirtit shkruhej ne muret e ndergjegjes se kombit:Liri-Demokraci.
E pra le te mos e kujtojme kete date me trishtim por me kurajo se dhjetori mund te shkrije dhe akuj dhe te sjelle puhizen mbi acare.
Se vete koha e kerkon sot si atehere qe ne te zgjohemi se bashku me endrrat dhe idealet per nje dite te re,per nje kohe te re te cilen ne demokratet se pari jua kemi borxh rinise se ketij vendi.
Se misionare lindem e te tille le te mbetemi.
Te palekundur rreth Partise Demokratike!

Please follow and like us: