Albspirit

Media/News/Publishing

Çlirim Gjata: Të zgjedhin Vasilika Hysin, prokurore të përkohshme

Juristi Çlirim Gjata, i ftuar në #DritaremeRudinën në Vizion Plus ka folur për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm dhe mos gjetjen e kompromisit mes palëve politike. Gjata ka thënë se një mundësi e mirë është që Vasilika Hysi të zgjidhet si prokurore e përkohshme ose të rizgjidhet Llalla sërish.

“Unë do të thosha të votohej Hysi e të zgjidhje prokurore e përkohshme. Ajo vjen nga katedra penale, pasi e kemi pasur edhe pedagoge. Unë do të thosha se nuk është një zgjedhje e keqe, madje është shumë e mirë, sepse e njoh integritetin profesional dhe moral dhe do ta kisha votuar. Ose një zgjedhje tjetër që me 71 vota të caktonte sërish Ariatik Llallën. Ky do të ishte një kompromis, sepse do thuhej hajde u mbyll disi”, tha Gjata./Dritare.net

Please follow and like us: