Albspirit

Media/News/Publishing

Divjakisti tenton t’i përdhunojë gruan, pronari e vret me çifte

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të hënës. Një klient i dehur ka tentuar të përdhunojë bashkëshorten e pronarit të lokalit, ku po konsumonte alkool dhe kjo ka çuar në një sherr të madh.

Historia nuk ka mbaruar me kaq, pasi pronari ka marrë çiften dhe e ka qëlluar për vdekje 42-vjeçarin me iniciale A.LL. Petrit Toromëni u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa mësohet se viktima dhe vrasësi janë banor të të njëjtit fshat.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit njoftoi se mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:40 , është njoftuar se në fshatin Goriçaj të Divjakës ka ndodhur një vrasje. Mënjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se në një lokal është qëlluar me armë gjahu A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar. Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Please follow and like us: