Albspirit

Media/News/Publishing

Donald Lu: Duhet një Kryeprokuror që nuk mbron të korruptuarit

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu vazhdoi me komentet e forta sa i përket çështjes së Kryeprokurorit. Lu tha se duhet t’i jepet fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron të korruptuarit.

Politika të lërë mënjanë mosmarrëveshjet për çështjen e Kryeprokurorit. Palët të bien dakord për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm. Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Të dyja palët duhet t’i japin fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar”, tha Donald Lu.

Please follow and like us: