Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeprokurori i përkohshëm, shkon në 6 numri i kandidatëve

Shkon në gjashtë numri i kandidatëve në garë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Pak para mbylljes së afatit zyrtar për dorëzimin e aplikimeve, Ermira Tafani ka dorëzuar dokumentacionin e saj duke u bërë kandidatja e gjashtë në garë. Tafani është aktualisht prokurore në rrethin e Elbasanit. Më herët ishte prokurori i Tiranës Granit Shehu, ai që dorëzoi aplikimin për pozicionin e kryeprokurorit. Por pak minuta para tij ishte Besnik Muçi emri i katërt i cili ka aplikuar. Muçi mban aktualisht postin e prokurorit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Më herët mesditën e sotme, ka dorëzuar në Kuvend kandidaturën e tij, Arqile Koça. Ai rezulton prej vitesh punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. I pari që shpalli kandidaturën ishte Ferdinand Elezi, i cili është drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës. Ndërkohë ditën e djeshme zyrtarizoi kandidaturën e saj, edhe Arta Marku, cila aktualisht është prokurore në rrethin e Shkodrës. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka bërë me dije se aplikimet vazhdojnë deri pasditen e sotme në orën 18:00. Pas dorëzimit të kandidaturave dhe mbylljes se afatit, faza pasuese është seanca dëgjimore me ta në Kuvend, dhe me tej votimi i thjeshtë në Parlament.

Please follow and like us: