Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Rrethi po ngushtohet për Tahirin dhe Ramën

Duke marrë shkas nga vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’i bllokuar pasaportën ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se ndalimi i Tahirit për të dalë jashtë vendit tregon se rrethi për të dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet.

 

Deklarata e Enkelejd Alibeaj

Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda dhanë një provë tjetër sot për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ndalimi i Saimir Tahirit për të dalë jashtë vendit është vendim i drejtë, që tregon se rrethi për Saimir Tahirin dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet.

Çdo ditë që kalon provon:

  • Se Saimir Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias,
  • Se Saimir Tahiri ka vendosur policinë në shërbim të trafikut ndërkombëtar të drogës
  • Se Saimir Tahiri ishte mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë.
  • Se Saimir Tahiri ishte vetë i mbrojtur nga Edi Rama, që përfitoi nga kanabizimi i vendit miliona euro për blerjen e pushtetit të tij politik.

Siç tregojnë dokumentat e publikuara në media, dhe siç ka deklaruar opozita prej më shumë se 2 vjetësh, Shërbimi Informativ Shtetëror e ka vënë në dijeni Edi Ramën dhe Saimir Tahirin për përfshirjen e 127 drejtuesve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, të paktën që nga marsi i 2016-ës deri në prill të 2017-ës.

Edi Rama jo vetëm që e mohoi aktivitetin kriminal të mbjelljes së kanabisit nën mbrojtjen e policisë dhe Saimir Tahirit, por shpalli opozitën si pjesë e Frontit të së Keqes, që po hidhte baltë mbi vendin, mbi Edi Ramën dhe mbi Saimir Tahirin, ministrin e tij model të suksesit.

Tani, drejtësia po provon që Saimir Tahiri ka bërë levizje të shpeshta me grupin e tij kriminal të Habilajve, që trafikonin kanabisin nga Shqipëria në Itali. Drejtësia po provon që edhe 863 mijë eurot e gjendura në makinën e Orest Sotës, i përkasin Saimir Tahirit. Drejtësia është çështje kohe, nëse prokuroria nuk do të merret nën kontroll nga Edi Rama!

Please follow and like us: