Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA, emisar special për Iranin dhe Irakun

Administrata e Trumpit planifikon të caktojë  një të emëruar politik në Departamentin e Shtetit në një pozitë kyçe për menaxhimin e politikës  në Iran dhe Irak, një masë që do të zëvendësojë një diplomat karriere me një përkrahës besnik të presidentit.

Andrew L. Peek, një ish kapiten në Rezervën e Ushtrisë së SHBA dhe anëtar i ekipit të tranzicionit të Departamentit të Shtetit, do të bëhet zëvendës sekretar i ri i shtetit që mbulon Iranin dhe Irakun, sipas tre zyrtarëve të Departamentit të Shtetit që kanë njohuri mbi këtë çështje.

Please follow and like us: