Albspirit

Media/News/Publishing

VIDEO/ “Do ju q* racën”, shefi i Urgjencës ofendon dhe nxjerr jashtë gazetarët, kishin shkuar për të vizituar edukatoren e dhunuar

Sherri mes një edukatoreje dhe drejtoreshës së një kopshti në Korçë, i cili degradoi deri në përdorimin e dhunës fizike, mori këtë të martë vëmendjen e opinionit pubilk.

Pas ngjarjes, edukatorja Suzana Brahimllari ka denoncuar në polici drejtoreshën Laureta Asllani, si dhe ka marrë mjekimin në spitalin e Korçës.

Ndërkohë që edukatorja merrte mjekimin në spital, një tjetër skandal ka pasuar këtë ngjarje. Një grup gazetarësh shkuan në spital të takonin edukatoren e dhunuar.

Por shefi i Urgjencës së Spitalit të Korçës nuk e ka lejuar diçka të tillë. Siç shihet në pamjet e mëposhtme, ai ka fyer rëndë, dhe më pas i ka nxjerrë jashtë forcërisht gazetarët.

Ndonëse gazetarët i kanë thënë se kanë autorizim nga drejtori i spitalit, mjeku ka kundërshtuar duke thënë madje se ka urdhër nga Kryeministria.

“Kam urdhër nga Kryeministria, dhe nuk pyes për drejtorin e spitalit që ju autorizoi të hyni dhe për askënd tjetër. Edhe pse keni ardhur me kërkesë të vetë pacientes nuk më intereson fare. Jua thyej telefonat po zhdukuni jashtë”, është shprehur Dhimitër Samara.

Pas kësaj, ai ka shtyrë me dhunë gazetarët e disa mediave, duke përdorur edhe fjalë fyese ndaj tyre.

 

Please follow and like us: