Albspirit

Media/News/Publishing

Kompania me taksi ku të gjitha shoferet janë femra

Një grua ka themeluar kompaninë e parë të taksive që të gjitha femrat të ndihen të sigurta kur kthehen natën vonë në shtëpi. Sade Agboola ka menduar që shoferet të jenë femra dhe të pranojnë si klientë vetëm gra apo fëmijë.“Ideja më erdhi nga eksperiencat e miqve dhe familjes time. Udhëtimi me transportin e Londrës bën shumë femra të jenë të pasigurta. Ndonjëherë një femër rastis të jetë vetëm pasi ka kaluar natën me miqtë dhe nuk ndihet e sigurtë për të hipur në taksi. Kam mikesha që janë bërë nëna dhe nuk ndihen aspak mirë kur përdorin transportin publik ose kompani tjera private. Shumë të tjera nuk e përballojnë koston e blerjes së një makine por ndjejnë të nevojshme që të jenë të siguruara” – tha 35-vjeçarja për Metro.

Please follow and like us: