Albspirit

Media/News/Publishing

Miliarderi dhuron vilën 2.5 milionë paund, mund ta fitoni nëse i përgjigjeni kësaj pyetje

Ëndërroni një shtëpi luksoze apo një rezidencë përrallore ku të jetoni? Mos e mendoni kaq të pamundur. Kjo pasi tashmë mund të fitoni një vilë që kushton 2.5 milionë paund në një nga zonat më të pasura të Anglisë, nëse i përgjigjeni vetëm një pyetje.

Një miliarder i cili posedon rezidencën e shtrenjtë ka vendosur të organizojë një kompeticion në fund të të cilit do të dhurojë vilën e tij.

Prona luksoze me katër dhoma gjumi është e kompletuar me një kopësht të bukur, ndërsa ka edhe një bodrum vere dhe pishinë.

E sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme,  ai qe do te ketë këtë fat, do të fitojë edhe një fushë golfi, palestër, mobiljet e pronarëve, traktor, biçikletë dhe 50.000 paund të tjera cash.

Pronari anonim i pronës në Tiverton, Devon, tha se ai dhe gruaja e tij po zhvendosen më pranë nipërve të tyre dhe do të marrin vetëm rrobat, pasurinë personale dhe fotot e familjes.

Ai tha:

Menduam se shitja e shtëpisë përmes një konkursi do të ishte një gjë e këndshme duke qenë se mund të mbledhim para për disa nga organizatat e bamirësisë.

Shansi për ta fituar këtë rezidencë është t’i përgjigjeni pyetjes: “Ku është Flota e Nelsonit?”

Së bashku me gruan e tij, biznesmeni, i cili e ndërtoi pronën në fillim të viteve 1990, do të dhurojë 2 paund për organizatat e bamirësisë nga çdo biletë e shitur në kompeticion.

Çifti shpreson të shesë 500,000 bileta deri në fund të konkursit të ardhshëm.

Ata vlerësojnë se vlera e përgjithshme e çmimit të banesës do të jetë rreth 3 milionë paund, duke përfshirë edhe rrogën e rojes dhe punonjësve të shtëpisë për një vit.

Please follow and like us: