Albspirit

Media/News/Publishing

NASA parashikon zhvendosjen e orbitës në hapësirë

Orbita e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës mund të zhvendoset, për të shmangur një përplasje me mbeturinat e një sateliti amerikan të komunikimit. Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka thënë se një fragment nga sateliti pritet të vijë brenda rrezes së Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, gjatë të mërkurës dhe të enjtes. NASA dhe ekspertët rusë janë duke diskutuar nëse duhet të përdorin njësi shtytëse për  e furnizimin e anijes së ankoruar në hapësirë, për ta ndryshuar kështu orbitën e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, nëse mbeturinat paraqesin rrezik. Një anije e re e furnizimit është nisur të mërkurën nga baza në Kazakistan. Ajo mbante 2. 9 tonë furnizime, përfshirë oksigjen, karburante dhe ujë, si dhe fruta të freskëta dhe perime për gjashtë astronautët në bord.

Please follow and like us: