Albspirit

Media/News/Publishing

Polianski, sërish probleme për abuzime seksuale

Departamenti i Policisë në Los Anxheles (LAPD) ka nisur hetimet ndaj regjisorit të njohur francezo-polak, Roman Polanski i dyshuar për ngacmim seksual të një minoreneje në vitin 1975, raportoi dje media amerikane. “Marianne Barnard pretendon se Polanski ka abuzuar seksualisht me të kur ajo ishte 10 vjeç”, njoftoi e përditshmja amerikane “Los Angeles Times”. Barnard njoftoi publikisht në Twitter në tetor, se Polanski i kishte bërë foto nudo me vetëm një peliçe në një plazh të Malibus dhe që aty kishte nisur e gjithë kjo ngjarje. “Po në të njejtin muaj , ajo kishte raportuar incidentin në LAPD”, raportoi “Los Angeles Times”. Gjatë një deklarate për shtyp , avokati i Polanskit,  Harland Braun e quajti atë, një pretendim të rremë. “Ne kemi kontaktuar me LAPD-në dhe do të nxjerrim në dritë të vërtetën dhe do t’i bëjmë thirrje të bëjnë një hetim të plotë dhe të saktë”, shtoi ai. Prokurorët zviceranë njoftuan në tetor se kishin nisur hetimet për krime seksuale ndaj Polanskit pas akuzave të një ish-aktoreje që e akuzonte atë për përdhunim në Zvicër 45 vjet më parë kur ajo ishte 15 vjeçe. Një grua, e identifikuar vetëm si “Robin”, pohoi në gusht se ajo ishte ngacmuar seksualisht nga Polanski në vitin 1973 kur ajo ishte 16 vjeçe. Në vitin 2010, aktorja britanike,  Charlotte Lewis deklaroi se Polanksi e kishte sulmuar atë seksualisht në vitin 1983, kur ajo ishte vetëm një adoleshente. Polanski u shpall fajtor në vitin 1977, në Kaliforni për marrëdhënie seksuale të paligjshme me një vajzë 13-vjeçare, por ai u largua në Evropë në vitin 1978 përpara se të merrte dënimin./Express/

Please follow and like us: