Albspirit

Media/News/Publishing

TCH hedh dyshime: Tahiri falsifikoi dokumentin e Prokurorisë së Katanias?

Televizioni TCH ka publikuar mbrëmjen e sotme lajmin e bujshëm që e lançoi që prej ditës së djeshme. Ky TV ka udhëtuar në Itali për të mësuar nëse Saimir Tahiri po ndiqet penalisht nga drejësia italiane. Ky informacion nuk i është ofruar nga organi i akuzës, por ajo ç’ka është zbuluar ka të bëjë me vertetimin që Saimir Tahiri paraqiti më 24 tetor përpara medias dhe ku pretendonte se nuk ndiqej nga drejtësia italiane.

TCH ka arritur të sigurojë dokumente të ngjashme nga kjo prokurori, ku shihet se nuk janë të ngjashëm me dokumentin që paraqiti ish-ministri i Brendshëm. TCH hodhi dyshime se Tahiri po ndiqet penalisht nga shteti italian dhe përpara publikut shqiptar paraqiti një document fals.

Please follow and like us: