Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet qyteti i zhdukur 2 mijë vite më parë

Një qytet i zhdukur rreth 2 mijë vite më parë, është zbuluar nga arkeologët në Irak, një zonat më të vjetra të populluara të botës. Qyteti Qalatga Darband, që besohet të jetë themeluar në vitin 331 para Krishtit nga Aleksandri i Madh, u zbulua nga një ekip arkeologësh irakianë dhe britanikë të udhëhequr nga ekspertë të Muzeut Britanik. John MacGinnis, i cili kryeson ekipin në terren, i tha The Times: “Jemi në ditët e para, por ne mendojmë se ky ishte qytet i fuqishëm që ka shërbyer si urë-lidhëse midis Irakut dhe Iranit. Ju mund të imagjinoni njerëzit që furnizojnë me verë ushtarët që kalojnë”. 

Please follow and like us: