Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet skica nudo e Mona Lisa

Një vizatim druri i vendosur në një koleksion tjetër arti  në Muzeun ‘Conde’, në pjesën veriore të Parisit, për më shumë se 150 vjet mund të ketë qenë një skicë për Mona Lisa. Sipas ekspertëve të artit, portreti bardhë e zi  i një gruaje nudo, e njohur si Monna Vanna, i atribuohet vetëm studios së Leonardo da Vinçit. Ata mendojnë se ka gjurmë të majftueshme për të menduar  se Da Vinçi ka punuar tek të dyja pikturat, duke përdorur fillimisht Monna Vannë-n si skicë për të realizuar dhe portretin e Mona Lizës. Eksperti Luvrit, Bruno Mottin ka konfirmuar se skica e gruas nudo daton në fillim të shekullit 16 dhe është e një cilësie mjaft të lartë. Pas disa hulumtimeve në Muzeun e Luvrit, kuratorët e muzeumeve shprehën bindjen e tyre se skica e gruas nudo e cila mbahet në Muzeun “Conde” që prej vitit 1862, është vepër e Leonardo da Vinçit. Vizatimi ka një cilësi të veçantë në mënyrën se si janë pikturuar fytyra dhe duart, është me të vërtetë mbresëlënëse ” tha kuratorja Mathieu Deldicque për agjencinë e lajmeve AFP. Kjo nuk është një kopje e lehtë. Ne po shohim diçka që është punuar paralelisht me Mona Lisën në fund të jetës së Leonardos. Nga të dhënat e ofruara deri tani duart dhe trupi janë gati identike dhe portretet janë pothuajse të së njëjtës madhësi . Megjithatë, eksperti Mottin ka vërejtur se vijëzimet në krye të vizatimit pranë kokës  së portretit janë bërë nga dora e djathtë e një personi, e jo nga vetë da Vinçi i cili në veprat e tij ka përdorur dorën e majtë.  Sipas Mottin, ky punim do shumë kohë për ta studiuar, pasi është një vizatim shumë i vështirë dhe delikat për tu punuar.  Leonardo da Vinci ishte një nga piktorët më të mëdhenj të Rilindjes Italiane dhe vepra e tij Mona Liza, mbetet një nga veprat më të njohura dhe më të çmuara të artit botëror. Pas shumë teorive nga kritikë të artit, besohet se piktura e Mona Lizës mund të jetë portreti i gruas së një zyrtari italian zyrtari Francesco del Giocondo.

Please follow and like us: