Albspirit

Media/News/Publishing

Edison Ypi: Beti Toptani

Elisabeta Toptani ishte e qetë, e shtruar, serioze, e qytetëruar, intelektuale tejet e ditur, njeri jashtzakonisht e kënduar, si dhe tepër e guximshme gjithashtu.
Beti Toptani ishte një Zonjë e madhe mahnitëse, një Bejlereshë e pakonkurrueshme që me sharmin, njerzillëkun e Saj, dhe aftësinë komunikuese, mahniste bashkëbiseduesit dhe cilindo që njihte.
Elisabeta Toptani ishte një Hanëme madhështore, po aq konservative sa dhe moderne, aq e ngulitur në mendjen time që kam pasur fatin ta njoh, sa nuk dua ta besoj që nesër paradite në orën 10 duhet të vete në Hotel Internacional për ta përcjellë në banesën e fundit.

Please follow and like us: