Albspirit

Media/News/Publishing

Zjarri shkrumbon mobilerinë tek magazinat e ‘Jordan Misjes’

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një punishte druri (mobileri) në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Shërbimi zjarrfikës ka dërguar drejt vendit të ngjarjes katër automjete zjarrfikëse. Mësohet se flakët janë vënë në kontroll brenda pak minutave, ndërsa nuk ka persona të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale. Zona ku ranë flakët e zjarrit njihet si zona e magazinave në Tiranë.

Please follow and like us: