Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet vendi që ndalon rreptësish ngrënien eksituese të bananes

 

Edhe pse banania ka vlera të larta potasiumi dhe është e shëndetshme si frut, tashmë ata që e jetojnë në Kinë do t’a kenë të ndaluar! Sipas autoriteteve të mediave vizive në Kinë është ndaluar ngrënia erotike e këtij fruit në portalet online. Sipas BBC, Ministria e Kulturës së këtij vendi ka shprehur se këto shfaqje të tilla që gjoja reklamojnë ushqimin e shëndetshëm, dëmtojnë rëndë moralin e popullit kinez.

Shtimi i videove online ku në prezencë kanë kryesisht vajza të reja të cilat ‘shijojnë’ një banane, ka tërhequr shikueshmërinë kryesisht të meshkujve. Dhe sipas disa kërkimeve ata që janë vërtetë shijuesit e këtyre videove janë nën moshë dhe kjo shpjegon arsyen e këtij vendimi. Në çdo transmetim on-line të këtyre uebsajteve do të ketë kontroll 24 orë, i cili do të ruajë këtë grup-moshë nga video të tilla erotike.

Ndërkohë që për ata të cilët nuk heqin dorë nga ‘të mirat’ e bananes mund t’i gjejnë sërish në faqet online amerikane! Ja pse ekziston ëndrra amerikane!!!

Please follow and like us: