Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja e Holandës: Korrupsioni, pengesë për investitorët

Qeveria duhet të ketë në krye të axhendës së saj luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është ky sugjerimi i ambasadores së Holandës në Shqipëri, Dewi Van de Weerd, në një intervistë dhënë për “Monitor”. Ambasadorja nënvizon se investitorët e vendit të saj janë të interesuar për të investuar, por shohin si pengesë pikërisht korrupsionin, ndërkohë që duhet të punohet në fushën e prokurimit publik për procedura sa më transparente, më të thjeshta dhe me një kosto më të reduktuar. Interesi i qeverisë për të reformuar sektorin e ujit në vend takohet me mbështetjen që do të japë Holanda për vendin tonë, por ky nuk mbetet i vetmi sektor.

“Për sa i përket diplomacisë ekonomike, ne kemi interes për sektorët e ujit, agrikulturës/agroturizmit, energjisë dhe tekstileve. Në vitin 2017, kompani holandeze vizituan Shqipërinë në misione tregtare, në fushën e tekstileve dhe turizmit të qëndrueshëm. Transavia ofron fluturime direkte në Amsterdam, çfarë ka krijuar rritje të ndjeshme të turistëve holandezë dhe të agjencive të turizmit aktiv. Në vitin 2018, ne shpresojmë të punojmë me një sërë kompanish holandeze për ujin, si dhe të rrisim bashkëpunimin tonë ekonomik në fushën e hortikulturës”, – nënvizon ambasadorja.

Please follow and like us: