Albspirit

Media/News/Publishing

Vargjet e Ramës për Vokshin: Det, o det i gjerë plot me ëndrra…

Pavarësisht nga tensioni mes mazhorancës dhe opozitës, seanca plenare e sotme në Kuvend është shoqëruar edhe me batuta dhe “poezi”.

Teksa kryeministri Rama po replikonte pas akuzave të opozitës për përmbytjet, ndërhyri nga karrigia e saj deputetja demokrate Albana Vokshi.

Mënjëherë Rama ka reaguar ndaj saj duke i thurur disa vargje: “Ja dhe kulla e vrojtimit, lëri kanalet ti, nuk të kemi për kanale ty, ty të kemi për det. ‘Det o det i gjerë plot me ëndrra e përjetime’, nuk te kemi për kanale ty”, – iu drejtua Rama deputetes demokrate.

Please follow and like us: