Albspirit

Media/News/Publishing

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Grudë të Shkodrës. Policia ka bërë të ditur se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Sipas policisë, rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është pa shenja jete. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit Angjelin Shkami 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

 

Please follow and like us: